Mirënjohje!
Të nderuar bashkëqytetarë!
Në shenjë mirënjohjeje ndaj të gjithë atyre të cilët kontribuuan dhe me këtë mundësuan blerjen e veshmbathjeve për fëmijët nevojtarë nga Gostivari, lusim Allahun e Madhërishëm që t’i pranojë ato ndihma prej nesh, sepse solidariteti dhe ndihma ndaj të varfërve dhe nevojtarëve paraqet kulminacionin e mirënjohjes ndaj Atij që na dhuroi neve.
I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) ka thënë:
“Nuk është besimtar ai që vetë është i ngopur ndërsa fqinji i tij është i uritur”.
Vlerat numerike të angazhimit të fundit:
- 49 kontribuues
- CHF 5120.-
- 565 veshmbathje
- 600 transporti
Me respekt të veçantë nga kryesia e shoqatës!